Trupat ruse raportohet se kanë kryer një sulm me raketa në një fshat në rrethin Vilniansk të rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ka pasur viktima, por nuk dihet ende sa persona janë lënduar.
Administrata ushtarake e rajonit postoi në Telegram: “Në orën 02:44 më 22 maj, trupat ruse lëshuan raketa mbi infrastrukturën civile në një fshat në rrethin Vilniansk të Zaporizhzhia Oblast”.