India thotë se forcat e saj janë “përleshur” me trupat kineze në një zonë të diskutueshme përgjatë kufirit, përplasja e parë e tillë në më shumë se një vit.
Sipas mediave të huaja, të dy kombet kishin punuar për të ulur tensionet që nga një përplasje e madhe nga e cila u vranë të paktën 24 trupa në vitin 2020.
Por të hënën, ushtria indiane tha se kishte pasur një përleshje në sektorin Tawang të shtetit Arunachal Pradesh të premten e kaluar, në skajin lindor të Indisë.
Të dyja palët u përfshinë me disa ushtarë që pësuan lëndime të lehta, shkruan BBC.
Kina ende nuk ka komentuar mbi këtë pretendim.
Por Reuters raportoi se një burim i ushtrisë indiane tha se të paktën gjashtë trupa indiane u plagosën.
Ai shtoi se komandantët nga të dyja palët kishin mbajtur një takim menjëherë pas “për të rivendosur paqen dhe qetësinë”.
Kina dhe India ndajnë një kufi të diskutueshëm 3,440 km (2,100 milje) të gjatë de fakto – të quajtur Linja e Kontrollit Aktual, ose LAC – e cila është e demarkuar dobët.