Trupat britanike duhet ‘të përgatiten për të luftuar përsëri në Evropë’, paralajmëron shefi i ushtrisë

min lexim

Kreu i ushtrisë britanike u ka thënë trupave të tij se duhet “të përgatiten për të luftuar edhe një herë në Evropë” në një përpjekje për të mposhtur forcat e Vladimir Putinit.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Gjenerali Sir Patrick Sanders, i cili mori detyrën nga gjenerali Sir Mark Carleton Smith të hënën, paralajmëroi ushtarët për sfidat me të cilat u përballën në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

“Tani ekziston një imperativ për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”, citohet të ketë thënë Sir Patrick.

“Ne jemi brezi që duhet të përgatisim ushtrinë për të luftuar edhe një herë në Evropë”, ka shtuar ai.

Shefi i ushtrisë vazhdoi duke thënë se ai ishte “shefi i parë i shtabit të përgjithshëm që nga viti 1941 që mori komandën e ushtrisë nën hijen e një lufte tokësore në Evropë që përfshin një fuqi kontinentale”.

Ai shtoi: “Invazioni rus në Ukrainë nënvizon qëllimin tonë thelbësor për të mbrojtur Britaninë e Madhe duke qenë gati për të luftuar dhe për të fituar luftërat në tokë”.

Komentet e tij vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Zjarret në fund i shuan ushtari…”- Berisha shpërndan deklaratën e Niko Peleshit: Skandaloze!

Story i radhës

Zbuloni çfarë thotë mantra juaj për romancat e kësaj vere

Të fundit nga