trumpi optimist per rezultatin e zgjedhjeve 6aea07827ea40

Trumpi optimist për rezultatin e zgjedhjeve

November 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një sërë mesazhesh mbështetëse për kandidatë të ndryshëm në platformën Truth Social. 

Ai ka dhënë po ashtu një intervistë të shkurtër telefonike për televizionin Fox News, ndërsa amerikanët po u drejtohen kutive të votimit.

Gjatë intervistës, ai u ka bërë sërish thirrje votuesve që ta mbështesin duke vënë në pah ato që i ka cilësuar si shenja të përparimit ekonomik nën administratën e tij.

Ai gjithashtu pretendon se ka “kontroll të plotë” mbi Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti bën deklarata të ngjashme shumë shpesh, por sondazhet tregojnë se ato në masë të madhe nuk kanë arritur të bindin votuesit amerikanë, shkruan BBC.

Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se ekonomia është faktori i vetëm më i rëndësishëm që ndikon te votuesit në këto zgjedhje të mesmandatit dhe se shumë amerikanë, përfshirë edhe republikanët, janë zhgënjyer nga mënyra se si administrata po e menaxhon ekonominë.

Çmimet e larta janë një shqetësim i veçantë dhe shumë votues e kanë përmendur luftën në Iran si një nga arsyet për këtë situatë.

Në intervistën për Fox News, Trumpi i ka hedhur poshtë këto shqetësime dhe ka shprehur optimizëm për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.

“Ne vërtet e kemi bërë Amerikën sërish të madhe”, ka thënë ai.

Presidenti ka disa aktivitete të planifikuara për të martën, përfshirë një pritje në natën e zgjedhjeve, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. 

Sipas planit aktual, të gjitha aktivitetet që ai ka paraparë për sot do të jenë të mbyllura për mediat.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bardhin diskutime mbi sigurimin e llogaridhenies se ekzekutivit kuvendi te jete hapesire dialogu per integrimin europian 6aea077cf3d0b
Lajmi i mëparshëm

Bardhin: Diskutime mbi sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit! Kuvendi të jetë hapësirë dialogu për integrimin europian

melania trump mbledh zyrtare ruse dhe ukrainas ne shtepine e bardhe me date 5 nentor konfirmohen edhe bisedimet trepaleshe ne abu dhabi 6aea07b7832d2
Lajmi i radhës

Melania Trump mbledh zyrtarë rusë dhe ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më datë 5 nëntor, konfirmohen edhe bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi

Të fundit nga

ShkoLartë