Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të enjten që bën thirrje për mbylljen e Departamentit të Arsimit të SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, duke avancuar një premtim të fushatës për të eliminuar një agjenci që ka qenë një objektiv prej kohësh i konservatorëve.
Zyrtari foli në kushte anonimiteti përpara një njoftimi.
Trump e ka kritikuar Departamentin e Arsimit duke e cilësuar si “shpërdorues dhe të ndotur nga ideologjia liberale”. Sidoqoftë, përfundimi i çmontimit të tij ka të ngjarë të jetë i pamundur pa një akt të Kongresit, i cili krijoi departamentin në 1979, raporton Associated Press.
Në disa dokumente të Shtëpisë së Bardhë thuhej se urdhri do ta udhëzonte Sekretaren Linda McMahon “të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lehtësuar mbylljen (e) të Departamentit të Arsimit dhe kthimin e autoritetit arsimor në Shtetet, duke vazhduar të sigurojë ofrimin efektiv dhe të pandërprerë të shërbimeve, programeve dhe përfitimeve në të cilat mbështeten amerikanët.
Burimi: botasot.info