trump zgjat afatin e marreveshjes tiktok me 75 dite 67f11db267050

​Trump zgjat afatin e marrëveshjes TikTok me 75 ditë

April 5, 2025
1 minut lexim

Donald Trump zgjat afatin për një marrëveshje TikTok me 75 ditë të tjera, bëri të ditur presidenti në rrjetin e tij social “Truth”.

“Administrata ime po punon shumë për të shpëtuar TikTok dhe ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm”, thotë Trump, shkruan ANSA.

Presidenti amerikan, Donald Trump disa ditë më parë tha se ”do të ishte i gatshëm të ulte tarifat ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje me kompaninë mëmë kineze të TikTok, “ByteDance”, për të shitur aplikacionin e medias sociale të përdorur nga 170 milionë” amerikanë, sipas “The Guardian”.

Ai pranoi rolin që Kina do të luante në çdo marrëveshje. “Në lidhje me TikTok-un, dhe Kina do të duhet të luajë një rol, ndoshta në formën e një miratimi, ndoshta, dhe unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë”, u tha dje Trump gazetarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zamorano krenar nese mbape do ma thyente 67f11a27e31a1
Story i mëparshëm

Zamorano: Krenar nëse Mbape do ma thyente

xhim xhema ofron kontributin e tij per realizimin e muzeut te paqes ne prishtine 67f11e680cd14
Story i radhës

​Xhim Xhema ofron kontributin e tij për realizimin e “Muzeut të Paqes” në Prishtinë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë