trump urdheroi nderprerjen e tregtise me spanjen reagon madridi marredheniet jane te dobishme per te dyja vendet 6a4e1df088d50

Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi: Marrëdhëniet janë të dobishme për të dyja vendet!

July 8, 2026
1 minut lexim

Qeveria spanjolle ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të urdhrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë me Spanjën, të cilën gazeta spanjolle El Pais raportoi se ishte përgatitur në rast se presidenti amerikan do ta sulmonte vendin në samitin e NATO-s.

Në deklaratën e zyrës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez thuhej se “Spanja i pret këto deklarata me qetësi dhe normalisht”, duke shtuar se ata nuk duan që të ndryshojnë marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet në fushën sociale, kulturore dhe ekonomike.

“Lidhjet ekonomike krijohen nga kompani private, jo nga qeveritë. Marrëdhënia dypalëshe midis SHBA-së dhe Spanjës është e dobishme për të dy vendet, si në sferën tregtare ashtu edhe në atë të mbrojtjes.”

Më herët, Trump theksoi se Spanja ishte një partner i tmerrshëm në NATO, duke urdhëruar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me të.

“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap.”, u shpreh presidenti Trump.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga flaket kioska e veglave te punes ne gjirokaster nuk raportohet per te lenduar ja nga cfare u shkaktua zjarri 6a4e1d9735428
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga flakët kioska e veglave të punës në Gjirokastër, nuk raportohet për të lënduar, ja nga çfarë u shkaktua zjarri

dasme ne horizont videoja e aurores dhe kushtrimit ben xhiron e rrjetit 6a4e1ebf454ba
Lajmi i radhës

Dasmë në horizont? Videoja e Aurorës dhe Kushtrimit bën xhiron e rrjetit

Të fundit nga

ShkoLartë