Një kioskë e përdorur për mbajtjen e veglave bujqësore është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Shtëpez, në Gjirokastër.
Sipas Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 10:10 nga punonjësi me kontratë të përkohshme.
Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit, i cili ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqet përreth.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Flakët kanë shkrumbuar veglat e punës që ndodheshin brenda kioskës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një masë elektrike.
Burimi: botasot.info


