dasme ne horizont videoja e aurores dhe kushtrimit ben xhiron e rrjetit 6a4e1ebf454ba

Dasmë në horizont? Videoja e Aurorës dhe Kushtrimit bën xhiron e rrjetit

July 8, 2026
1 minut lexim

Aurora dhe Kushtrimi, një nga çiftet më të komentuar që nisën romancën e tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Pas mesnate, dyshja ka pasur një arsye të madhe për të festuar, pasi Kushtrimi po feston ditëlindjen e tij. Për të shënuar këtë ditë të veçantë, shoqëria e tyre e ngushtë u mblodh në një festë plot atmosferë.

Në mesin e të ftuarve nuk mund të mungonin edhe disa nga ish-banorët e tjerë të BBVK4, me të cilët ata ndanë eksperiencën televizive. Londrimi, Labi Haxhiu dhe motra e Aurorës, Suanita ishin pjesë e festës, duke treguar se miqësia e krijuar brenda shtëpisë po vazhdon e fortë edhe jashtë saj. Me të hyrë mesnata, Aurora zgjodhi t’i bëjë një dedikim tejet të ëmbël partnerit të saj, duke i uruar ditëlindjen publikisht.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale është një video që po qarkullon me shpejtësi. Në këto pamje shihet momenti kur Kushtrimi ia vendos shiritin “Bride to be” partneres së tij, Aurorës. Ky detaj ka ngritur menjëherë dyshime dhe kuriozitet tek fansat e çiftit.

Pavarësisht aludimeve të para për një hap të radhës në marrëdhënien e tyre, gjithçka duket se mbetet në kuadrin e një shakaje dhe loje mes miqsh gjatë festës. Çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë propozim, duke e lënë momentin thjesht si një kujtim argëtues nga nata e mbrëmshme. 

Image

Kushtrimi dhe Aurora

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump urdheroi nderprerjen e tregtise me spanjen reagon madridi marredheniet jane te dobishme per te dyja vendet 6a4e1df088d50
Lajmi i mëparshëm

Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi: Marrëdhëniet janë të dobishme për të dyja vendet!

qmk prezantoi aplikacionin e urgjences do te mund te dergohet vendndodhja fotografi dhe video 6a4e216265ad6
Lajmi i radhës

QMK prezantoi aplikacionin e urgjencës, do të mund të dërgohet vendndodhja, fotografi dhe video

Të fundit nga

ShkoLartë