Trump trazon botën: ja plani i tij i ndryshimit të kufijve

January 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,  ka ngritur polemika globale me deklaratat e tij të fundit për synimin e disa territoreve strategjike që, sipas tij, do të ndihmonin në forcimin ekonomik dhe gjeopolitik të Shteteve të Bashkuara.

Një ndër territoret që përmendet shpesh është Greenlanda, ku Trump ka kërcënuar me sanksione të rënda ndaj Danimarkës, nëse kjo e fundit refuzon shitjen e saj.

Madje, ai ka përmendur edhe përdorimin e forcës ushtarake si një mundësi për ta marrë territorin.

Sipas raportimit në emisionin “Ora 7”, Greenlanda është kyçe për shkak të shkrirjes së akullnajave, të cilat po nxjerrin në pah pasuri të shumta natyrore, si minerale dhe rezerva nafte.

Përveç Greenlandës, gazetari Enis Reçica raporton për interesimin e SHBA-së në territore të tjera strategjike, si Kanali i Panamasë, Gjiri i Meksikës dhe Kanadanë.

Këto zona, sipas analizave, ofrojnë përfitime të mëdha ekonomike dhe kontroll të rëndësishëm gjeopolitik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana vazhdon “shtegtimet”

Story i radhës

Për 4 vjet në Komunën e Gjilanit, janë realizuar projekte në vlerë prej 130 milionë eurosh

Të fundit nga

ShkoLartë