Trump tha se Tim Cook e kishte telefonuar për gjobat e Bashkimit Europian ndaj Apple

min lexim

Donald Trump tha se CEO i Apple tim Cook e kishte telefonuar për të biseduar në lidhja me gjobat multi-miliardë dollarëshe që Apple ka marrë në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste në Podkastin PBD dhe tha se nuk do të lejonte Bashkimin Europian të shfrytëzonte dhe përfitonte në kurriz të kompanive Amerikane.

“Dy orë më parë më telefonoi dhe më tha se Bashkimin Europian e kishte gjobitur me 15 miliardë dollarë. Më pas morën edhe një gjobë tjetër 2 miliardë dollarë.”

Në Mars Apple u gjobit nga Bashkimi Europian me 2 miliardë dollarë pasi arriti në përfundimin se ka përdorur dominimin e saj për të dëmtuar rivalët në industrinë e streaming të muzikës.

Bashkimi Europian gjithashtu fitoi betejën 14.4 miliardë dollarësh të taksave me Apple dhe Irlandën.

“Nëse zgjidhem president nuk do të ti lejoj të përfitojnë ndaj kompanive tona, kjo nuk do të ndodhë.”

Cook bëhet ekzekutivi më i fundit që bisedon me Trump përpara zgjedhjeve. Gjatë një interviste kësaj jave Trump tha se kishte folur me CEO e Google Sundar Pichai. Elon Musk së fundi foli në një tubim të Trump në Pensilvani ndërsa CEO Mark Zuckerberg ka bsieduar disa herë me të që prej Verës. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

Gjilani apo Ferizaj?

Story i radhës

Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe

Të fundit nga