trump shpall tarifat e reja maqedonise 33 kosoves dhe shqiperise 10 per qind serbise 37 per qind 67edbbd7ebbb4

Trump shpall tarifat e reja: Maqedonisë 33%, Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

April 3, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e sotme.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shfaqur një grafik për të ilustruar tarifat ekzistuese dhe të reja.

Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ‘ndëshkuar’ edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind. Gjithashtu Bosnja dhe Hercegovina do të tarifohen me 35 për qind ndërsa Maqedonia e Veriut me 33 për qind.
kosovo

Ndryshe, duke sjellë një grafik për t’ia treguar audiencës, ai ka theksuar se Kina “ngarkon” Shtetet e Bashkuara me një tarifë prej 67 për qind, kështu që Shtetet e Bashkuara do të ngarkojnë Kinën me një tarifë prej 34 për qind.

SHBA-ja do të vendosë tarifa edhe ndaj Bashkimit Evropian (20 për qind), Vietnamit (46 për qind), Tajvanit (32 për qind), Japonisë (24 për qind), Indisë (26 për qind), Koresë së Jugut (25 për qind) dhe Tajlandës (36 për qind).

Një ndër masat më të rëndësishme të shpallura është tarifa prej 25 për qind mbi të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve.

Sipas Trump, mbi 80 për qind e veturave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa mbi 90 për qind e automobilave të shitura në Japoni janë të prodhuara po aty. Në të kundërt, automjetet amerikane përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të tregut në këto vende.

Gjatë fjalimit, Trump ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe disa vende aziatike për tarifat që vendosin ndaj automjeteve të prodhuara në SHBA, duke deklaruar se ato kohë tashmë kanë marrë fund.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, ai ka rikthyer retorikën e njohur “Amerika e Para”, duke theksuar se SHBA-ja duhet të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe të mos ndjekë më politika të tërheqjes ekonomike në dëm të popullit të saj.

albania

serbia

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari perjashton koalicionin me bdi ne nese nuk shkojme me vlen in dalim vete ne zgjedhje 67edbbd201b1f
Story i mëparshëm

Taravari përjashton koalicionin me BDI-në: Nëse nuk shkojmë me VLEN-in, dalim vetë në zgjedhje

a po krijon tensione te reja bashkepunimi ushtarak mes beogradit dhe budapestit karshillek marreveshjes mes tiranes prishtines dhe zagrebit 67edbbda198ee
Story i radhës

A po krijon tensione të reja bashkëpunimi ushtarak mes Beogradit dhe Budapestit? Karshillëk marrëveshjes mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit?

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë