trump propozon orbanin per sekretar te pergjithshem te okb se 6adf7b81911d6

Trump propozon Orbanin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

October 26, 2026
1 minut lexim

Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban si kandidat për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zyrtarë të administratës Trump kanë kontaktuar Orbanin për të parë nëse ai është i interesuar të hyjë në garë.

Një zyrtar amerikan e ka cilësuar fillimisht idenë si të pazakontë, ndërsa burime të cituara nga The Wall Street Journal vlerësojnë se Orban mund të sigurojë mbështetjen e të paktën tetë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me mundësi për të arritur në dhjetë vota nga 15 anëtarët e tij.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Franca dhe Britania e Madhe do ta mbështesnin kandidaturën apo do të përdornin të drejtën e vetos, të cilën e kanë si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Orban, i cili drejtoi qeverinë hungareze për vite me radhë, njihet për qëndrimet e tij kundër emigracionit, përplasjet me Bashkimin Evropian dhe politikat e tij nacionaliste. Ai ka pasur gjithashtu marrëdhënie të afërta me presidentin amerikan Donald Trump, i cili e mbështeti gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Hungari.

Sipas raportimit, ish-kryeministri hungarez e ka pritur pozitivisht mundësinë, por ka rezerva dhe nuk dëshiron të hyjë në garë pa pasur siguri për shanset e tij për të fituar postin.

Ndërkohë, diplomatja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nuseibeh, ka shpallur kandidaturën e saj për drejtimin e OKB-së. Gara zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjen e pasuesit të sekretarit të përgjithshëm aktual, Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon më 31 dhjetor.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperi inflacioni 29 ne shtator 6adf7b7e2e7cb
Lajmi i mëparshëm

​Shqipëri, inflacioni 2,9% në shtator

holanda planifikon te shkurtoje 25 mije vende pune ne sektorin publik synon te kurseje 3 5 miliarde euro 6adf7bc31a431
Lajmi i radhës

Holanda planifikon të shkurtojë 25 mijë vende pune në sektorin publik, synon të kursejë 3.5 miliardë euro

Të fundit nga

​Shqipëri, inflacioni 2,9% në shtator

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian. Në një postim në rrjetet sociale, Malaj theksoi
ShkoLartë