Holanda planifikon të shkurtojë rreth 20% të vendeve të punës në sektorin publik gjatë dekadës së ardhshme, në një përpjekje për të rritur efikasitetin e administratës dhe për të kursyer rreth 3.5 miliardë euro.
Sipas planit të qeverisë, numri i punonjësve në administratën publike pritet të reduktohet me rreth 25 mijë vende pune me kohë të plotë gjatë 10 viteve të ardhshme.
Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij objektivi pritet të ketë edhe Inteligjenca Artificiale.
Qeveria holandeze ka bërë të ditur se do të paraqesë plane të detajuara deri në tremujorin e parë të vitit 2027, për të përcaktuar mënyrat se si teknologjia mund të ndihmojë në uljen e kostove dhe përmirësimin e efikasitetit të administratës.
Burimi: botasot.info


