Dy persona të armatosur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Kucevishtë të Shkupit, ku kanë kërcënuar me armë një burrë dhe bashkëshorten e tij, duke marrë para.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 23:00. Rastin e ka denoncuar në polici një 35-vjeçar nga Kucevishta.
Dy autorët kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor i një kompanie të shërbimit postar të shpejtë, ku punonte bashkëshortja e tij.
Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.
Burimi: lajmpress.org



