shqiperi inflacioni 29 ne shtator 6adf7b7e2e7cb

​Shqipëri, inflacioni 2,9% në shtator

October 26, 2026
1 minut lexim

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj theksoi se ky tregues pasqyron qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe masat e ndërmarra për të përballuar presionet e çmimeve.

Ai bëri të ditur se, për monitorimin e tregut të karburanteve, është rikthyer Bordi i Transparencës, ndërsa një tjetër mekanizëm në dispozicion është ulja e akcizës, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve.

Malaj u ndal edhe te Pasqyra e Çmimeve, si një instrument për rritjen e transparencës dhe për t’u mundësuar qytetarëve krahasimin e çmimeve të produkteve të përditshme.

Sipas Malajt, objektivi është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe mbështetja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas renies se vuciqit ky eshte paralajmerimi i serwer 6adf7b2861974
Lajmi i mëparshëm

Pas rënies së Vuçiqit, ky është paralajmërimi i Serwer

trump propozon orbanin per sekretar te pergjithshem te okb se 6adf7b81911d6
Lajmi i radhës

Trump propozon Orbanin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Të fundit nga

ShkoLartë