trump produkt qe e ka prodhuar amerika frrok cupi i beri nder kontinentit evropen e zgjoi nga gjumi 67eeda78684ad

“Trump, produkt që e ka prodhuar Amerika”/ Frrok Çupi: I bëri nder kontinentit, Evropën e zgjoi nga gjumi

April 3, 2025
1 minut lexim

Analsit Frrok Çupi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump i bëri një nder të madh kontientin evropian, duke e zgjuar nga gjumi, lidhur me situata gjeopolitike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Trump ka prishur status quo dhe rendin e botës.

“Kur prishet status quo shpeshherë është pozitivitet i madh i botës. Pa prishur status quo, bota nuk do të ishte këtu, bota aty do kishte metur në disa periudha të prapambetura. Është padyshim, njerëzit duhet të kuptojnë një gjë. Do mbarojë periudha e mandatit të Trump dhe bota nuk do të ketë shkatërrim, nuk do të ketë tmerre. Ai është produkt, na e ka prodhuar Amerika. Trump është krejtësisht i kontrollueshëm, frikë, ndjenja e frikës është, ka prishur boshtin e botës. Çfarë pritet të ndodhë? Po i bën një nder të madh kontinentin tonë, ishte jo vetëm në gjumë, ishte në një gjendje që thoshte, ju lutem mos më zgjoni.

Donald Trump nuk është një harbut, edhe pse duket ashtu, që thotë, do ta prish këtë gjë se s’bën. Filozifia e tij, në këtë raport, është, çdo gjë është e vërtetë, derisa të mos jetë e vërtetë. Vijmë te Ballkani ynë. Çështja Thaçi është çështje themelore, jo vetëm e Ballkanit. Është çështje themelore në raportet Rusi, Amerikë, Ballkan, Europë, Serbi, Kosovë etj. Ai është në burg për këto arsye dhe do të dalë nga burgu për këto arsye. Ndodhet atje sepse status quo nuk lejoi të zgjidhet asgjë në Ballkan. Ai është i burgosur politik. Gjykata e Hagës është bërë si ekuilibër mes Serbisë dhe Kosovës. Vetë gjykata nuk ka legjitimitet”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

deshmuan eksperte ne gjykimin per zjarrin ne spitalin modular ne tetove 67eed5185f3b6
Story i mëparshëm

Dëshmuan ekspertë në gjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

rizvanolli qeveria ka propozuar qe rritja e cmimit te energjise te jete me e bute 67eee41619e53
Story i radhës

Rizvanolli: Qeveria ka propozuar që rritja e çmimit të energjisë të jetë më e butë

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë