trump paralajmeron teheranin nese sulmon shba ne pasojat do te jene te paprecedenta 6afcb506041ee

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse sulmon SHBA-në, pasojat do të jenë të paprecedenta

November 17, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të paprecedenta nëse ndërmerr një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe përdorimin e një të ashtuquajture “bombë të pistë”.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve të CNN-it, sipas të cilave inteligjenca amerikane ka identifikuar informacione se Irani mund të jetë duke shqyrtuar mundësinë e një sulmi në kryeqytetin amerikan, me përdorimin e një bombe të pistë ose armëve kimike.

I pyetur nga gazetarët në Manila nëse Teherani po planifikon një sulm të tillë, Trump tha se autoritetet amerikane po i shqyrtojnë këto informacione.

“Nëse ekziston një plan i tillë, ata do të paguajnë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë më parë”, deklaroi Trump, duke shtuar se shpreson që një sulm i tillë të mos jetë në përgatitje.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka kërcënime të besueshme dhe të menjëhershme ndaj territorit amerikan.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar pretendimet e publikuara në mediat amerikane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane i ka cilësuar raportimet si të pabaza, duke pretenduar se ato synojnë të krijojnë justifikime për veprime të mëtejshme kundër Teheranit.

Sipas CNN-it, informacionet e inteligjencës amerikane flasin për shqyrtimin e mundësive të një sulmi, por jo për një vendim të konfirmuar të Iranit për të ndërmarrë një operacion të tillë.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

italia perkujton dy oficeret e pushkatuar prane elbasanit 6afcb4c07c271
Lajmi i mëparshëm

Italia përkujton dy oficerët e pushkatuar pranë Elbasanit

bomba e piste ne uashington trump paralajmeron iranin do te paguajne nje cmim qe se ka paguar kurre asnje vend 6afcb5306a5c4
Lajmi i radhës

“Bomba e pistë” në Uashington – Trump paralajmëron Iranin: Do të paguajnë një çmim që s’e ka paguar kurrë asnjë vend

Të fundit nga

ShkoLartë