bomba e piste ne uashington trump paralajmeron iranin do te paguajne nje cmim qe se ka paguar kurre asnje vend 6afcb5306a5c4

“Bomba e pistë” në Uashington – Trump paralajmëron Iranin: Do të paguajnë një çmim që s’e ka paguar kurrë asnjë vend

November 17, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të martën Iranin se do të paguajë “një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar kurrë më parë”, nëse realizon planin e dyshuar për një sulm me “bombë të pistë” ose armë kimike ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë në Uashington, për të cilin raportoi CNN duke cituar shtatë zyrtarë amerikanë.

Trumpi e bëri këtë deklaratë në Manila të Filipineve, ku ndodhej për takimin e liderëve të Quad-it.

I pyetur nga gazetarët nëse Irani përbën një kërcënim të menjëhershëm, presidenti amerikan tha se shpreson që kjo të mos jetë e vërtetë, por theksoi se administrata e tij po e merr shumë seriozisht situatën.

“E marrim shumë seriozisht, sepse janë të çmendur”, deklaroi Trumpi.

Ai paralajmëroi se nëse Irani ndërmerr një sulm të tillë, do të përballet me pasoja të paprecedenta.

Raportimi i CNN-it, duke cituar shtatë zyrtarë amerikanë, bëri të ditur se shërbimet amerikane të inteligjencës kanë marrë të dhëna se Irani mund të jetë duke shqyrtuar një plan për të kryer një sulm në kryeqytetin amerikan, duke përdorur një bombë të pistë ose armë kimike.

Megjithatë, këto të dhëna nuk nënkuptojnë se një sulm është i afërt apo se Teherani ka marrë vendim për ta realizuar atë.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lauren Bis, deklaroi për CNN-in se administrata amerikane po monitoron të gjitha kërcënimet e mundshme, por se nuk ka kërcënime të besueshme ndaj territorit amerikan.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar pretendimet e publikuara në mediat amerikane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, i cilësoi këto raportime si të pabaza dhe të fabrikuara, duke i konsideruar pjesë të një përpjekjeje për të krijuar justifikime për veprime të mëtejshme kundër Teheranit.

Një bombë e pistë është një pajisje shpërthyese konvencionale që përdor materiale radioaktive për të përhapur ndotje në ambient. Ajo nuk shkakton shpërthim bërthamor, por mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë publike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump paralajmeron teheranin nese sulmon shba ne pasojat do te jene te paprecedenta 6afcb506041ee
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse sulmon SHBA-në, pasojat do të jenë të paprecedenta

e kercenoi me pistolete bashkeshorten sepse kerkoi divorcin 6afcb57f4755b
Lajmi i radhës

E kërcënoi me pistoletë bashkëshorten, sepse kërkoi divorcin!

Të fundit nga

ShkoLartë