italia perkujton dy oficeret e pushkatuar prane elbasanit 6afcb4c07c271

Italia përkujton dy oficerët e pushkatuar pranë Elbasanit

November 17, 2026
1 minut lexim

Ambasada e Italisë në Tiranë ka përkujtuar sakrificën e dy oficerëve italianë, kolonel Fernando Raucci dhe nënkolonel Goffredo Zignani, të cilët u pushkatuan më 17 nëntor 1943, pranë manastirit ortodoks të Shën Joan Vladimirit, në afërsi të Elbasanit.

Në këtë përvjetor, u organizua një ceremoni përkujtimore, gjatë së cilës u vendos një kurorë me lule pranë memorialit të ngritur në nderim të tyre.

Të dy oficerët italianë janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Trimërisë” për guximin e treguar dhe përkrahjen që u dhanë partizanëve shqiptarë.

Në ceremoni morën pjesë atasheu ushtarak i Ambasadës Italiane, kolonel Davide Luigi Valente, si dhe Goffredo Zignani, nipi i nënkolonel Zignanit.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Italisë në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u kujtua sakrifica e dy ushtarakëve italianë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonci ne takimin e nato s ne bruksel kosova ka trajnuar 146 ushtarake ukrainas dhe ka derguar dy pako mbeshtetjeje 6afcb4966b60e
Lajmi i mëparshëm

Maqedonci në takimin e NATO-s në Bruksel: Kosova ka trajnuar 146 ushtarakë ukrainas dhe ka dërguar dy pako mbështetjeje

trump paralajmeron teheranin nese sulmon shba ne pasojat do te jene te paprecedenta 6afcb506041ee
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse sulmon SHBA-në, pasojat do të jenë të paprecedenta

Të fundit nga

ShkoLartë