trump paralajmeron sulm ndaj meksikes tani do fillojme me goditjet tokesore ndaj karteleve te droges 696107c675625

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Tani do fillojmë me goditjet tokësore ndaj karteleve të drogës

January 9, 2026
1 minut lexim

Donald Trump u shpreh se SHBA-ja do të nisë sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Meksikë, ndërsa paralajmëroi se i vetmi kufi ndaj fuqisë së tij globale është “vetëm morali i tij”.

Kjo shpallje e një aksioni ushtarak kundër narkoterroristëve vetëm vetëm pak ditë pas kapjes së liderit venezuelian Nicolas Maduro.

“Tani do të fillojmë me goditjet tokësore ndaj karteleve. Janë kartelet që po e drejtojnë Meksikën; është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë i ka ndodhur atij vendi,” tha Trump për Fox Neës. Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë qe mburrur me fuqitë e tij të mëdha në politikën e jashtme, kur u pyet mbi limitet e asaj çfarë ushtria amerikane mund të bënte në rajon.

“Morali im. Mendja ime. Është e vetmja gjë që mund të më ndalojë,” i tha ai The Neë York Times. Trump ka sugjeruar se Groenlanda, Kuba dhe Kolumbia mund të jenë shënjestrën e radhës në listën e tij të operacioneve amerikane, duke zemëruar NATO-n dhe udhëheqës botërorë nga kryeministri britanik Keir Starmer deri te presidenti francez Emmanuel Macron.

Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë flirtuar që prej fushatës zgjedhore me idenë e pushtimit ose sulmit ndaj karteleve të drogës në Meksikë. Ai i ka akuzuar  trafikantët e drogës nga Amerika Qendrore për vdekjet e 250,000 deri në 300,000 amerikanëve çdo vit, duke fajësuar ndikimin e karteleve dhe trafikimin e fentanilit.

Fill pas kapjes së Maduros, Trumpi i kishte lëshuar një paralajmërim Meksikës që të vinte rregull brenda kufijve të saj, por shtoi se fatkeqësisht, kartelet atje janë shumë të forta.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba liron 2 anetaret ruse te ekuipazhit te cisternes se sekuestruar ne atlantikun e veriut 696106141d38f
Lajmi i mëparshëm

SHBA liron 2 anëtarët rusë të ekuipazhit të cisternës së sekuestruar në Atlantikun e Veriut

qarqet me problematike ja si paraqitet situata nga moti i keq 69610afb92bb9
Lajmi i radhës

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë