trump paralajmeron iranin nese mbyllni hormuzin nuk do te ekzistoni me si shtet 6a3938c6ef14e

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

June 22, 2026
1 minut lexim

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve amerikane dhe iraniane.



Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan i kërkoi Teheranit të ndalojë menjëherë veprimet e Hezbollahut në Liban.

“Irani duhet të ndalojë menjëherë aleatët e tij shumë të paguar në Liban që të shkaktojnë probleme. Nëse nuk e bëjnë, do ta godasim sërish Iranin shumë fort, ashtu si javën e kaluar, por edhe më fort”, shkroi Trump.

Më vonë, në një intervistë për Fox News, Trump tha se kishte folur gjatë natës me iranianët dhe i kishte paralajmëruar të mos mbyllnin Ngushticën e Hormuzit.

‘Irani nuk do të ekzistojë më si shtet, do t’i hedh në erë’ tha ai, duke shtuar se ky ishte mesazhi që u kishte përcjellë autoriteteve iraniane. Trump foli edhe për mundësinë që SHBA të marrë kontrollin e ngushticës strategjike nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin.

“Nëse Irani nuk arrin një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa kalimi në Ngushticën e Hormuzit. Mund ta marrim kontrollin e saj nëse është e nevojshme”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen “rojtarët” e Hormuzit dhe të përfitojnë 20% të naftës që kalon përmes kësaj rruge detare.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski cmimet e produkteve ushqimore te ulen perndryshe do te marrim masa 6a3926cfb2d8c
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Çmimet e produkteve ushqimore të ulen, përndryshe do të marrim masa

gola merr pjese ne sesionin e asamblese parlamentare te keshillit te evropes ne strasburg 6a393d532705c
Lajmi i radhës

Gola merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Të fundit nga

ShkoLartë