gola merr pjese ne sesionin e asamblese parlamentare te keshillit te evropes ne strasburg 6a393d532705c

Gola merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

June 22, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili po zhvillohet në Strasburg nga 22 deri më 26 qershor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij sesioni deputetët e APKE-së do të diskutojnë dhe shqyrtojnë një sërë çështjesh që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, nënkryetari Gola do të marrë pjesë në seancat plenare të Asamblesë, në mbledhjet e Grupit Socialist (SOC), si dhe në takimet e komiteteve përkatëse të APKE-së.

Ai gjithashtu pritet të kontribuojë në debatet parlamentare mbi temat në agjendë dhe të ketë mundësinë t’u drejtojë pyetje personaliteteve ndërkombëtare që do t’i drejtohen Asamblesë.

Në margjinat e sesionit, Gola do të zhvillojë takime me deputetë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu, ai është i ftuar të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, në nder të sesionit të APKE-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump paralajmeron iranin nese mbyllni hormuzin nuk do te ekzistoni me si shtet 6a3938c6ef14e
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

nuk ju kam votuar kurre por rama ndan mesazhin e qytetarit protesta ka marre per kot turma po perdoret per arsye te tjera 6a393dd1902a6
Lajmi i radhës

“Nuk ju kam votuar kurrë, por…”, Rama ndan mesazhin e qytetarit: Protesta ka marrë për kot, turma po përdoret për arsye të tjera

Të fundit nga

ShkoLartë