trump nuk pendohem per luften kunder iranit pavaresisht ndikimit qe mund te kete ne zgjedhjet e mes mandatit 6aa3b3504bd8d

Trump: Nuk pendohem për luftën kundër Iranit pavarësisht ndikimit që mund të ketë në zgjedhjet e mes mandatit

September 11, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk pendohet për luftën që nisi kundër Iranit, duke shtuar se do të bënte sërish të njëjtën gjë.

Në një intervistë për Fox News, ai tha se do ta kishte sulmuar Iranin pavarësisht ndikimit në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA.

“Nuk besoj te fjala ‘keqardhje’. Gjithmonë mund ta vësh pak veten në pikëpyetje”, tha presidenti amerikan, kur u pyet nëse i vjen keq për luftën në Iran për shkak të ndikimit që mund të ketë në zgjedhje.

“Nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do të bëja pikërisht siç bëra”, shtoi ai.

Trump hodhi poshtë se disa nga mbështetësit e tij ishin të mërzitur për luftën.

“Nuk mendoj se janë të demoralizuar. Mendoj se janë shumë krenarë për faktin që unë nuk po e lejoj Iranin të ketë një armë bërthamore”, tha Trump.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rezultatet e pisa 2025 marjana koceku shume shkolla mbeten jashte testimit 6aa3b2f10b588
Lajmi i mëparshëm

Rezultatet e PISA 2025, Marjana Koçeku: Shumë shkolla mbeten jashtë testimit!

vdekja e giorgos mazonakis kamerat e sigurise zbulojne detajin qe permbys deshmite e dy mjekeve fjalet e fundit te kengetarit 6aa3b41c69f04
Lajmi i radhës

Vdekja e Giorgos Mazonakis, kamerat e sigurisë zbulojnë detajin që përmbys dëshmitë e dy mjekëve – fjalët e fundit të këngëtarit

Të fundit nga

ShkoLartë