trump nderpret fondet per radion evropa e lire kerkohet ndihma e be se 67d8113467167

Trump ndërpret fondet për Radion Evropa e Lirë, kërkohet ndihma e BE-së

March 17, 2025
1 minut lexim

Republika Çeke do të diskutojë të ardhmen e Radios Evropa e Lirë në një takim të ministrave të Bashkimit Evropian të hënën.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky pas ndërprerjes së financimit të SHBA-së për shërbimin e lajmeve.

“Ne duhet të fillojmë me gatishmërinë politike për të bërë diçka, kështu që unë do ta kërkoj atë”, tha Lipavsky përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel.

Raportohet se Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjatë fundjavës ndërpreu grantet për Radion Evropa e Lirë, shkruan Reuters.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndërpret fondet për Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, si dhe gjashtë agjenci tjera federale.

Radio Evropa e Lirë me qendër në Pragë jep lajme në 23 vende ku shtypi i lirë shihet gjerësisht si i rrezikuar.

Drejtori i Përgjithshëm i saj, Stephen Capus, tha se ndalimi i saj do të ishte një “dhuratë për armiqtë e Amerikës”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

franco foda e tregon arsyen e mosfteses se meriton korenices 67d80dad311f8
Story i mëparshëm

Franco Foda e tregon arsyen e mosftesës së Meriton Korenicës

dnk cfare dihet per grupin qe performoi ne naten tragjike te kocanit ku humben jeten 59 persona 67d8131a807cf
Story i radhës

DNK – Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë