Donald Trump, kandidati republikan për president, do të rikthehet sot për një fjalim në kuadër të fushatës së tij elektorale në Pensilvani, vendit ku rrezikoi të vritej në atentatin e parë.
Fjalimi i fushatës së sotme të Trump zhvillohet një muaj para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Sipas Reuters, në tubim pritet të jetë dhe mbështetësi i Trump, Elon Musk, CEO i Tesla dhe pronar i platformës së mediave sociale X,.
Kjo është paraqitja e parë e Musk në një event të fushatës së Trump që kur ai shprehu publikisht mbështetjen e tij për garën e dytë presidenciale të ish-presidentit amerikan.
Kujtojmë se atentati i parë kundër Trump u bë më 13 korrik. Ish-presidenti i SHBA arriti të shpëtoi vetëm nj plagosje të lehtë në veshin e tij i djathtë.
Atentati i dështuar për vrasje theksoi gabimet serioze në sigurinë e ish-presidentit amerikan, por masat e sigurisë u rritën më pas në tubimet e tjera të Trump.
Trump i shpëtoi dhe një atentati të dytë më 15 shtator, ku një person i armatosur u fsheh për gati 12 orë në fushën e golfit të Trump në West Palm Beach, Florida, për ta vrarë atë, por u pengua nga një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA që patrullonte zonën përpara mbërritjes së Trump.
Burimi: botasot.info