trump kercenon iranin mund te na duhet ta godasim fort 6ae8b602562a2

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

November 2, 2026
min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Iranin me sulme ajrore.

Gjatë një tubimi elektoral, ai tha se SHBA-së mund t’i duhet ta godasë rëndë këtë vend, por nuk sqaroi se kur apo në çfarë rrethanash.

“Arsyeja e vetme pse nuk e kam përfunduar punën me Iranin është se dua të tregohem i mirë”, u tha ai mbështetësve më 1 nëntor, gjatë një tubimi në Ajova, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

“Dua të përpiqem të shpëtoj sa më shumë jetë që të mundem… Por, në një moment, do të na duhet t’i godasim fort”, shtoi ai.

Trump deklaroi më herët se, gjatë fundjavës, ka biseduar në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se Irani ka qenë ndër temat e diskutuara.

Ai nuk dha hollësi të tjera.

Portali amerikan, Axios, duke cituar burime amerikane dhe izraelite, raportoi se Netanyahu i ka kërkuar Trumpit t’i nisë sulmet kundër Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Megjithatë, sipas raportimit, Trump është më i prirë t’u japë kohë negociatave që janë në zhvillim, për të parë nëse ato do të sjellin rezultate.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit lidhen kryesisht me programin bërthamor iranian dhe shqetësimet e SHBA-së dhe Izraelit se Irani mund të zhvillojë armë bërthamore.

Teherani ka këmbëngulur se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore dhe ka mohuar se synon të prodhojë armë të tilla.

Përplasja mes vendeve u përshkallëzua në shkurt të këtij viti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke goditur objektiva ushtarake dhe të lidhura me programet bërthamore e raketore.

Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe objektivave në vende të tjera të rajonit.

Në prill u arrit një armëpushim, ndërsa në qershor palët nënshkruan një memorandum që parashihte negociata për përfundimin e konfliktit.

Megjithatë, marrëveshja nuk u zbatua plotësisht dhe luftimet vazhduan, duke lënë të pazgjidhura çështjet për programin bërthamor iranian, raketat balistike dhe sanksionet amerikane.

Përpjekjet diplomatike rifilluan ditëve të fundit.

Sipas Axios-it, ndërmjetësuesit nga Katari kanë zhvilluar bisedime me zyrtarët iranianë, në përpjekje për të hapur rrugën për negociata të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se Irani është i përgatitur si për diplomaci, ashtu edhe për mbrojtje.

Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka paralajmëruar se një luftë e re mund të zgjasë më shumë se përplasjet e mëparshme dhe se Trump nuk do të mund të përcaktonte i vetëm kohëzgjatjen apo kushtet e përfundimit të saj.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe korrier shantazhi edhe pastor edhe minister drejtesie mucollari toni gogu percolli ne qeli kercenimet e rames ndaj veliajt 6ae8b5fbcf621
Lajmi i mëparshëm

“Edhe korrier shantazhi, edhe pastor, edhe Ministër Drejtësie?!”/ Muçollari: Toni Gogu përcolli në qeli kërcënimet e Ramës ndaj Veliajt

aksident i frikshem ne itali makina perfundon e varur ne shkemb shoferi mbetet i bllokuar brenda 6ae8b63873797
Lajmi i radhës

Aksident i frikshëm në Itali, makina përfundon e varur në shkëmb, shoferi mbetet i bllokuar brenda

Të fundit nga

ShkoLartë