trump irani ka qene afer marreveshjes kater apo pese here 6a08a986e7f49

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë

May 16, 2026
min lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të shtunën se Iran ka qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me SHBA-në “katër apo pesë herë”, por, sipas tij, është tërhequr vazhdimisht në çastin e fundit.



“Sa herë që pajtohen, të nesërmen bëhen sikur nuk kemi folur fare”, tha Trump për Fox News. “Kjo ka ndodhur katër ose pesë herë. Ka diçka që nuk shkon me ta. Sinqerisht, janë të çmendur”.

Ai shtoi: “Dhe, për shkak se janë të çmendur, nuk mund të kenë armë bërthamore”.

Trump gjithashtu tha se Irani kishte pranuar më herët t’ia dorëzonte Shteteve të Bashkuara rezervat e uraniumit të pasuruar gjatë bisedimeve mes dy vendeve.

“Jo armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar: “Ata do të na jepnin pluhurin bërthamor. Çfarëdo që ne dëshironim”.

Në një paraqitje tjetër, Trump tha: “Iranianët më thanë shumë qartë… se e kanë ndër mend të na japin pluhurin bërthamor, siç e quaj unë”, duke iu referuar uraniumit të pasuruar që thuhet se ishte groposur në lokacionet e bombarduara bërthamore.

Ai tha gjithashtu se zyrtarët iranianë i kishin thënë Shteteve të Bashkuara: “Do të duhet ta nxirrni ju. Ne nuk kemi kapacitet për ta bërë këtë.”

Trump bëri komente të ngjashme edhe para gazetarëve para vizitës në Kinë, duke thënë se Irani moment kishte pranuar ta dorëzonte materialin e pasuruar bërthamor si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë.

Zyrtarët iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi, e kanë mohuar se kanë pranuar kushtet e SHBA-së.

“Çështja e pasurimit është e ndërlikuar dhe, për të arritur në një përfundim me palën amerikane, ne propozuam që ky diskutim të shtyhet”, tha Araqchi të premten.

Trump gjithashtu tha për Fox News se presidenti kinez, Xi Jinping, ishte pajtuar që lufta duhet të përfundojë.

Bisedimet për përfundimin e luftës u pezulluan javën e kaluar, kur Irani dhe SHBA-ja hodhën poshtë propozimet më të fundit të njëra-tjetrës.

SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të ketë mospajtime të mëdha për një sërë çështjesh, përfshirë uraniumin e pasuruar të Teheranit dhe kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit, rrugën jetike ujore përmes së cilës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë dhe gaz para luftës, e cila shpërtheu më 28 shkurt.

Teherani ka këmbëngulur gjithmonë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, ndërsa SHBA-ja, Izraeli dhe vende të tjera perëndimore e kanë akuzuar se po bën përpjekje për ta zhvilluar ndonjë bombë atomike.

SHBA-ja i ndaloi sulmet e saj muajin e kaluar përmes një armëpushimi të brishtë, i cili vazhdon të jetë në fuqi.

Teherani ka thënë se nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit derisa SHBA-ja t’i jepte fund bllokadës ndaj porteve iraniane. Trump ka kërcënuar se do t’i rifillojë sulmet nëse Irani nuk pranon një marrëveshje./ REL

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli padit per shpifje gazeten the new york times 6a088d6724757
Lajmi i mëparshëm

Izraeli padit për shpifje gazetën “The New York Times”

ndertimtaria ne maqedoni mes afateve rrezikut dhe heshtjes se zeshme per te drejtat e punetoreve 6a08b3bb0f499
Lajmi i radhës

Ndërtimtaria në Maqedoni mes afateve, rrezikut dhe heshtjes së zëshme për të drejtat e punëtorëve

Të fundit nga

ShkoLartë