trump i quan anetaret e nato s frikacake qe si ndihmuan per hapjen e hormuzit do ta mbajme mend 69bd651ac143f

Trump i quan anëtarët e NATO-s frikacakë që s’i ndihmuan për hapjen e Hormuzit: Do ta mbajmë mend

March 20, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, goditi sërish NATO-n, duke dënuar anëtarët e aleancës për refuzimin e tyre për të “ndihmuar në hapjen” e Ngushticës së Hormuzit.

Irani ka mbyllur në praktikë ngushticën me sulme periodike ndaj cisternave të naftës dhe transportit tjetër detar.

Trump kritikoi anëtarët e NATO-s për dështimin në ofrimin e anijeve luftarake për të ndihmuar në patrullimin e kësaj rrugë strategjike detare.

“Pa SHBA-në, NATO ËSHTË NJË TIGER LETRE! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me energji bërthamore. Tani që ajo luftë është fituar ushtarakisht, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që janë të detyruar t’i paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja kryesore për çmimet e larta të naftës. Shumë e lehtë për ta, me kaq pak rrezik. FRIKACAKË, dhe ne do ta MBAJMË MEND!”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a do te qendroje modric te milani 69bd64def09ba
Lajmi i mëparshëm

A do të qëndrojë Modriç te Milani?

zv drejtori i portit te durresit 24 vjec ambasadorja e shqiperise ne katar 26 vjec 69bd66fb0c949
Lajmi i radhës

Zv/drejtori i Portit të Durrësit 24 vjeç, ambasadorja e Shqipërisë në Katar 26-vjeç

Të fundit nga

A do të qëndrojë Modriç te Milani?

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Torinon, trajneri kuqezi Massimiliano Allegri, foli edhe për të ardhmen e Luka Modriç. Kroati do të duhet të vendosë në fund të sezonit

Vdes Chuck Norris

Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris ka ndërruar jetë, sipas raportimeve të publikuara nga TMZ. Sipas familjes së tij, Norris u nda nga jeta të enjten në mëngjes në Hawaii.
ShkoLartë