Trump ftohet për të dëshmuar për trazirat në Kapitol

October 21, 2022
1 minut lexim

Komiteti i Kongresit Amerikan që hetoi trazirat e vitit të kaluar në Kapitol ka lëshuar një thirrje ligjore që urdhëron ish-presidentin Donald Trump të dëshmojë para ligjvënësve.

Duke iu drejtuar atij, në fletëthirrjen thuhet: “Ju ishit në qendër të përpjekjes së parë dhe të vetme të çdo presidenti amerikan për të përmbysur zgjedhjet”.

Më tej vazhdon: “Ju e dinit se ky aktivitet ishte i paligjshëm dhe antikushtetues”.

Trump mund të përballet me akuza penale nëse nuk zbaton thirrjen, shkruan BBC.

Komiteti i përzgjedhur po shqyrton sulmin e dhunshëm të mbështetësve të Trump në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

Shtatë demokratët dhe dy republikanët e panelit votuan njëzëri javën e kaluar për të detyruar republikanin të dëshmojë për rolin e tij në trazira.

Ligjvënësit thonë se Trump u kërkoi mbështetësve të tij të refuzonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke i shtyrë ata të sulmojnë sallat e Kongresit në një përpjekje për të parandaluar që Joe Biden të certifikohej si fitues.

Letërthirrja u lëshua vetëm disa orë pasi ish-strategu i Trump, Steve Bannon u gjobit me 6,500 dollarë dhe u dënua me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit. Ai u dënua pasi nuk pranoi të jepte as dëshmi, as dokumente në komisionin e 6 janarit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas sekuestrimit të villave në Brezovicë Berisha: Askujt nuk mund t’i merret prona në mënyrë arbitrare…

Story i radhës

Grabitet një barnatore në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë