Trump fitues i parashikuar i Virxhinias Perëndimore

1 minut lexim

Kandidati demokrat Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, të dy po përpiqen të bëjnë histori këtë vit. Harris shpreson të bëhet gruaja e parë që zgjidhet presidente, ndërsa Trump po garon për t’u bërë i dyti ish-president që fiton një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm, pas Grover Cleveland në vitin 1892.

Zgjedhjet pritet të varen nga disa shtete kyçe — Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsini.

Donald Trump është fituesi i parashikuar i shtetit të Virxhinias Perëndimore, transmeton “Bota sot”.

Zoti Trump fitoi në këtë shtet me 42 pikë përpara Hillary Clinton në 2016 dhe me 39 pikë përpara Joe Biden në 2020.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Panxhar, Domate, Karrotë – Lëngu i Zemrës së Fortë

Story i radhës

Enrique zbulon: Në 2011 isha afër Atleticos

Të fundit nga