Trump është i lidhur ngushtë me Projektin 2025: Një paketë dhurate për Bidenin!

min lexim

Demokratët synojnë të drejtojnë të gjitha armët e tyre drejt Projektit 2025!

Kurse Trump e mohon të jetë i përfshirë në këtë projekt, por thotë; “Unë nuk jam dakord me disa nga ato që thonë ata, dhe disa prej tyre janë absolutisht qesharake dhe të këqija. Çfarëdo që të bëjnë, i uroj fat, por nuk kam asgjë me ta.

Presidenti Joe Biden akuzon rivalin e tij të përhershëm republikan se po përpiqet të fshehë lidhjen e tij me atë që ai e quan axhendë ekstreme të aleatëve të Trumpit…)

 Projekti 2025 duhet të trembë çdo amerikan, thotë Biden.

Heritage thekson se vetëm në vitin e saj të parë në 2017, administrata Trump ndoqi dy nga tre rekomandimet dhe sugjerimet e strategëve të fondacionit.

-Projekti 2025 është një plan në shkallë të gjerë për marrjen e pushtetit nga presidenti i ardhshëm konservator në Shtetet e Bashkuara, nën kujdesin e think tank-ut të Heritage Foundation.

– Nuk mjafton që konservatorët të fitojnë zgjedhjet, shkruan Heritage për projektin që bashkon më shumë se 100 organizata të së djathtës amerikane.

Nevojitet më shumë për të shpëtuar vendin, sipas think tank-ut me ndikim:

– Ne kemi nevojë për një axhendë politike dhe njerëz të duhur për vendin, të gatshëm për të zbatuar politikën tonë që nga dita e parë..)

– Jemi në mes të revolucionit të dytë amerikan. Do të derdhet shumë gjak, nëse e lejon e majta, deklaroi kreu i lartë i fondacionit.

Heritage thekson se vetëm në vitin e saj të parë në 2017, administrata Trump, ndoqi dy nga tre rekomandimet dhe sugjerimet e strategëve të fondacionit, njëra nga ato ishin tërheqja e SHBA nga Marrëveshja e Parisit dhe UNESCO dhe rritja e buxhetit të mbrojtjes.

Me të njëjtin projekt ishin të lidhur edhe regjisori Paul Dans dhe i dyti në komandë, Spencer Chretien, këta kishin poste të spikatura nën administratën e Trumpit.

Kanali i lajmeve CNN ka identifikuar 140 persona nga administrata Trump, të cilët janë gjithashtu të përfshirë në Projektin 2025, në mesin e  tyre edhe gjashtë punonjës të Zyrës Ovale.

Në librin me 900 faqe Projekti 2025 mbështetet në katër shtylla!

“Mandati për udhëheqje” jep poashtu rekomandime të plota për politikën konservatore në të gjitha fushat e shoqërisë….)

– E majta me të drejtë i frikësohet planit tonë të ç’montimit të  burokracinë federale, shkruan shoku i Heritage Mike Gonzalez në faqen e internetit të fondacionit.

Sa herë që një president i ri vjen në pushtetin e Shteteve të Bashkuara, mbi 4000 punonjës zëvendësohen në administratën federale, sepse janë të emëruar politikë.

Por sipas agjencisë së lajmeve AP, Projekti 2025, premton shkarkimin e deri në 50,000 punonjësve në administratën Biden për t’i zëvendësuar ata me besnikë të Trump.

Shkencëtari politik Flaten mendon se është e vështirë për të besua se sa realiste është aftësia e tyre për të zbatuar këto projekte!

– Ajo që ia vlen të ndalemi është; vërtetë, çfarë fshihet pas këtyre dëshirave?

Sa më shumë pushtet për presidentin dhe hapësirë , aq më mirë për presidentin për të realizuar politikën e tij. Fushata e Bidenit e quan Projektin 2025, një plan për t’i dhënë Trumpit më shumë pushtet dhe për t’u bërë diktator që nga dita e parë e 20 janarit 2025.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Temperatura mbi 40 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Story i radhës

Dita e finales: Spanja dhe Anglia takohen në Berlin në kërkim të trofeut

Të fundit nga