Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Trump emëron Matt Gaetz si prokuror të përgjithshëm – Gazeta.mk

Trump emëron Matt Gaetz si prokuror të përgjithshëm

min lexim

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit.

Zoti Trump zgjodhi ligjvënësin e Floridës, Matt Gaetz për të shërbyer si prokuror i përgjithshëm.

Ai njoftoi gjithashtu se kishte zgjedhur zonjën Tulsi Gabbard, një ish-anëtare demokrate të Kongresit dhe kandidate për presidente, për të shërbyer në postin e drejtores së Zbulimit Kombëtar.

Senatori Marco Rubio në postin e Sekretarit të Shtetit

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehej zoti Trump në një deklaratë.

Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranin dhe ishte një nga kandidatët që zoti Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.

Zoti Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e bëri njoftimin ndërsa po kthehej në Florida nga Uashingtoni pas takimit me Presidentin Joe Biden./VOA

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Përse është më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Story i radhës

Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’, Diana e di se kërkoi dhomë veçmas

Të fundit nga