trump do te deportoje 341 shtetas te maqedonis se veriut 679d29fe09fa4

Trump do të deportojë 341 shtetas të Maqedonis së Veriut

January 31, 2025
1 minut lexim

Administrata e Donald Trump synon të deportojë 341 shtetas të Maqedonisë së Veriut, sipas listës së publikuar nga “NEXTA”, e cila përfshin 1.445.549 emigrantë nga SHBA që pritet të kthehen në vendet e tyre.

Ky vendim është pjesë e politikës së re më të ashpër të emigracionit të Trump, e cila vazhdon me arrestime dhe deportime të emigrantëve pa leje qëndrimi, pavarësisht kritikave të shumta nga aktivistët për të drejtat e njeriut.

Përveç kësaj, Kongresi Amerikan miratoi një ligj më të rreptë për emigracionin, sipas të cilit emigrantët pa status të vlefshëm qëndrimi tani do të ndalohen në qendrat e emigracionit, edhe për shkelje të vogla, siç janë vjedhjet në dyqane.

Sipas politikës së re, arrestimet janë të përqendruara te emigrantët me precedent penal.

Gjatë javës së parë të mandatit të dytë të Trump, u arrestuan gati 2.400 emigrantë, ndërsa agjencia amerikane për mbrojtjen e kufijve ICE (Imigracioni dhe Doganat e SHBA) publikoi statistika të reja që fokusohen te të huajt me aktivitete kriminale.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

astronautja amerikane thyen rekordin e ecjes ne hapesire 679d26ef3ab20
Story i mëparshëm

​Astronautja amerikane thyen rekordin e ecjes në hapësirë

barcelona merr vendim rreth te ardhmes se ansu fatit 679d2ab0b3736
Story i radhës

Barcelona merr vendim rreth të ardhmes së Ansu Fatit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë