Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u dorëzua tek autoritetet për rastin e ndërhyrjes në rezultatet e zgjedhjeve, hyri në histori si presidenti i parë amerikan që u fotografua si pjesë e procedurave të arrestit, transmeton Anadolu.
Në paraburgimin e katërt të Trumpit, i cili u dorëzua në kuadër të aktakuzës për ndërhyrje në rezultatet e zgjedhjeve 2020 në shtetin e Georgias, u fotografua për herë të parë me akuza për vepra penale. Kjo praktikë është e para në historinë e vendit për një president amerikan.
Burgu i Qarkut Fulton publikoi për mediat foton e ish-presidentit amerikan, e cila u përfshi në dosjen e tij. Pas procedurës, ai doli nga ndërtesa e burgut pas lirimit me kusht dhe hipi në avionin e tij privat. Në fotografi, Trump shihet duke shikuar drejtpërdrejt në objektiv me një shprehje serioze të fytyrës dhe vetulla të vrenjtura.
Trump, i cili më parë i është dorëzuar autoriteteve për tri raste të veçanta kundër tij, nuk ishte fotografuar më herët për dosje arresti.
Padia e fundit kundër Trumpit
Pas provave dhe deklaratave të dëshmitarëve të paraqitura nga prokurorët e Qarkut Fulton në Atlanta, Georgia, të cilët kanë hetuar prej kohësh pretendimin për “ndërhyrje në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 në shtet”, aktakuza që akuzon Trumpin për akuza të reja u bë publike më 14 gusht.
Në aktakuzën prej 98 faqesh, e cila përfshinte 41 akuza, Trump akuzohet për 13 krime.
Përveç Trumpit, 18 persona të tjerë u akuzuan, përfshirë ish-avokatin e tij Rudy Giuliani dhe ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.
Të pandehurit duhet të dorëzohen maksimumi deri nesër në mesditë.