Dy nga ndeshjet e kthimit të raundit të parë të Conference League raportohen se kanë qenë të trukuara.
Sipas raportimeve të Televizionit Kombëtar të Polonisë (TVP) bazat e basteve botërore kanë ngritur alarmin për sjelljen e pazakontë të lojtarëve gjatë sfidës së kthimit të Makedonija GP me RFS dhe ndeshja e dytë që dyshohet se është trukuar është ajo e skuadrës nga Mali i Zi, Arsenal Tivat me Alashkert nga Armenia.
Përkatësisht, baza e basteve kanë reaguar për pagesat jashtëzakonisht të larta që janë bërë për disa lloje bastesh në ndeshjen RFS – Maqedonia GP.
Përmenden pagesa të larta për fitoren e RFS me dy gola, si dhe pagesa shumë të larta për 3+ gola në pjesën e dytë dhe 5+ gola gjatë gjithë 90 minutave, ndërkohë që ndeshja në Riga përfundoi me rezultatin 4-1.
Pagesat edhe më drastike janë bërë në ndeshjen mes Arsenal Tivat dhe Alashkert nga Armenia. Gjatë pjesës së parë, edhe pse rezultati deri në minutën e 35-të ishte 0-0, janë paguar mbi 250 mijë euro për 2+ gola në 45 minutat e para.
E diskutueshme është se goli i parë u shënua në minutën e 40-të, ndërsa i dyti për mbylljen 1-1 të pjesës së parë erdhi në kohën shtesë të fraksionit hapës.
Pagesat e dyshimta vazhduan edhe në pjesën e dytë me golat 5+ dhe 7+.
Ndeshja përfundimisht përfundoi me rezultat 1-6, edhe më e dyshimtë ishte se miqtë shënuan dy gola në minutat shtesë të pjesës së dytë.