Trossard kërkon mbështetje nga tifozët para përballjes me PSG

April 28, 2025
1 minut lexim

Futbollisti i Arsenal, Leandro Trossard, ka kërkuar mbështetje maksimale nga tifozët anglezë para ndeshjes gjysmëfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Në prag të sfidës që do të zhvillohet këtë të martë, sulmuesi belg ka theksuar rëndësinë e atmosferës në “Emirates Stadium” për të ndihmuar skuadrën drejt fitores.

“Me mbështetjen e publikut tonë, duhet të krijojmë një atmosferë elektrizuese që do të na shtyjë përpara”, është shprehur Trossard.

Ai ka rikujtuar ndikimin e tifozëve në ndeshjen e kaluar ndaj Real Madrid. “Duam të njëjtën ndjesi si ndaj Madridit. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Nëse e përsërisim edhe një herë, do të jetë fantastike”, ka thënë futbollisti belg.  

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mos konstituimi i Kuvendit, Hasani kundërshton përfshirjen e presidentes Osmani

Story i radhës

Chrome mund të ketë probleme nëse ndahet nga Google

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë