Tronditet Manchester City, akuzohet për thyerje të rregullave të “fair-play” – rrezikon heqje të pikëve

1 minut lexim

Manchester City po akuzohet nga Premierliga për thyerje të rregullave financiare më shumë se 100 herë në harkun e 9 sezoneve.

Akuzat ndaj kampionit aktual anglez lidhen me informacionet sa u përket të ardhurave, detajet e shpërblimit të trajnerëve dhe të lojtarëve, rregullat e UEFA-s, profitet dhe qëndrueshmërinë, njofton mediumi britanik “Daily Mail”.

Komunikata e ligës thotë se akuzat lidhen me periudhën nga shtatori i vitit 2009 e deri në edicionin 2017-18, ndërsa ato do t’i referohen një komisioni të pavarur.

Gjithçka arriti në përfundim pas katër vjetësh hetimesh rreth sponsorëve dhe kontratave.

Me këtë rast, nëse gjenden fajtorë për mosrespektim të “fair-play” financiar, “Citizens” mund t’ju hiqen pikët në Premierligë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ndez” rrjetet sociale – prezantuesja shaqet joshëse me bikini

Story i radhës

Spitali i Tetovës bëhet me aparaturë të re me vlerë prej 3.2 milionë eurove

Të fundit nga