Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një pallat

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një lagje të Athinës në Greqi. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një pallat 6 katësh në rrugën Avenue Syggrou.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi. Piroteknikë nga Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) janë aktualisht në zonë për të hetuar nëse ka pasur lëndë eksplozive. Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, i cili u deshën disa orë të vihen në kontroll.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmive është dëgjuar si në periferitë jugore, si Kalamaki , ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës. Dëme janë shkaktuar edhe në objektet përballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ndalet shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve

Story i radhës

Fjodora Fjora mund të jetë me burrë 30 vjet më ri se ajo, por ka një kusht!

Të fundit nga