Tronditëse, nëna 35-vjeçe hidhet nga dritarja bashkë me djalin 5-vjeçar

Një ngjarje tronditëse mësohet të ketë ndodhur në Itali. Këtë të shtunë një 35-vjeçare është hedhur nga dritarja e saj bashkë me fëmijën 5 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Celano (L’Aquila). Nëna 35-vjeçare u hodh nga një dritare e shtëpisë së saj bashkë me djalin e saj 5-vjeçar në krahë.

Gruaja vdiq menjëherë, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë, i shtruar në reaminacionin e spitalit San Salvatore. Në vendngjarje kanë mbërritur të gjithë përfaqësuesit e institucioneve policore dhe emergjente.

“Është një tragjedi, ajo ishte në një moshë me gruan time. E njihja shumë mirë, jemi të shokuar”, ka thënë kryebashkiaku i Celano, Settimio Santilli.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Të dua akoma”/ Çfarë po planifikojnë Keisi e Lorenci, këngëtarja gati për aksionin e radhës

Story i radhës

Befason Petro i Për’puthen: E dashura jashtë dinte çdo gjë që bëja atje, bëra kompromis me Ildën

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez