tronditese ne gjermani punonjesi afgan vret me thike shefin e tij dhe tenton arratisjen 681c9f4ad2131

Tronditëse në Gjermani! Punonjësi afgan vret me thikë shefin e tij dhe tenton arratisjen

May 8, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krefeld-it në Gjermani mbrëmjen e së mërkurës.

Rreth orës 19:20, në një sallon në qendër të qytetit, një 25-vjeçar me origjinë afgane dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë shefin e tij 41-vjeçar, gjatë momentit kur po numëroheshin të ardhurat e ditës.

Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi papritur, kur i dyshuari nxori një thikë dhe goditi disa herë viktimën, e cila ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori tentoi të arratisej duke marrë me vete paratë e arkës ditore.

Megjithatë, sipas policisë lokale, ai u ndalua pak metra larg vendit të krimit, në zonën e Hochstraße, ku u përball me patrullën e policisë dhe u arrestua menjëherë.

Zyra e prokurorit në Krefeld ka konfirmuar incidentin dhe ka njoftuar se i dyshuari pritet të dalë para një gjykate për masë sigurie gjatë ditës së sotme. Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit janë ende në zhvillim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nuk ka paqe per ronaldon ne arabi 681c9bc59b0bf
Story i mëparshëm

Nuk ka paqe për Ronaldon në Arabi

supremja shpall pjeserisht te paligjshme rregulloren e komunes se prishtines 681c9ffe02973
Story i radhës

Supremja shpall pjesërisht të paligjshme rregulloren e Komunës së Prishtinës

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë