Tronditëse/ Efektivët e policisë përdhunojnë në komisariat 19 vjeçaren

Trondit një 19-vjeçare, e cila denoncoi se ishte viktimë e përdhunimit nga dy punonjës policie të grupit DIAS në Komisariatin e Policisë Omonia në Greqi.

Ngjarja e zbuluar nga mediat greke ka ndodhur mëngjesin e djeshëm brenda komisariatit dhe vajza, siç u ankua, dy policët e çuan në një dhomë dhe e dhunuan.

Ngjarja tronditëse dhe e cilësuar tejet e rëndë po hetohet nga oficerët e shërbimit të Brendshëm dhe dy policët janë dërguar në zyrat e të “Korruptuarve” dhe janë nën hetim.

Policiët nga ana e tyre pretendojnë se ajo që ka ndodhur është bërë me pëlqimin e saj. Konkretisht, pas përfundimit të turnit të tyre, ajo është paraqitur vetë në komisariat dhe një nga punonjësit e policisë ka lënë takim me të. E teksa ata po shkonin në shtëpi me makinën e tyre, akti seksual ka ndodhur brenda automjetit me një nga efektivët e policisë. Në fakt, ata mbështeten në provat nga kamerat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

53 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

Story i radhës

De Bruyne tregon dallimin e madh mes City dhe Liverpool

Të fundit nga