Trondit ish-zyrtari/ Përmend fakte të shqiptarëve që ishin pjesë e UDB-së – ja çfarë di Vuçiqi për këtë çështje!

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një emission televiziv ka qenë i ftuar Nafi Cegrani, zyrtar i UDB-së.

Ai ka shpalosur detaje interesante dhe fakte të asaj kohe që kanë ndodhur në UDB.

Sipas tij, UDB ka pasur zyrtarë që kanë qenë në listën e pagave dhe bashkëpunëtorë të jashtëm.

Është puna që njerëzit aq kanë informacion tani një njeri që ka qenë edhe zyrtar në UDB I thotë UDBash ose një që ka qenë si spiunë edhe atë e vë në një thes, mirëpo ka dallime këtu. Zyrtari është tjetër që ka marr rrogë në listë të shërbimeve dhe quhet pjesëtar i atij shërbimi si agjent. Kursë të tjerët janë bashkëpuntorë të jashtëm të cilëve iu japet ndonjë dhuratë ose punojnë për ndonjë interes tjetër”, u shpreh ai, përcjell “Bota sot”.

Më tej, Cegrani përmend disa nga emrat që kanë qenë pjesë e UDB-së duke shtuar që Serbia e ka atë listë në duar mirëpo nuk e lejon SHBA ta publikoj.

“Kush nuk ka qenë atëhere në dorën e UDB-së, atë ta harroj gjithkush. Në Kosovë kemi problem edhe me zyrtarët, andaj Vuçiqi nganjëhere kërcënon që do të nxjerr listën e informatorëve. Ai nuk mund ta nxjerr atë listë pasi nuk e lejon SHBA sepse atëhere bëhet “gjakderdhja” dhe bëhet problemetike kjo çështje. Ndër emrat që kanë qenë pjesë janë: Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Agom Zadrigjin, Fahredin Gunga, Ali Riza, e disa të tjerë”, përmbyllë Cegrani në deklaratë.

Kujtojmë që Cegrani ka një libër të botuar “Ballë për ballë me vdekjen”, në të cilen përmend personat që kanë qenë pjesë e UDB-së.

Story i mëparshëm

“Të duam babi!” Mesazhi i fëmijëve për Princin William

Story i radhës

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Të fundit nga