Trondit Hoxha: Ka gazetarë dhe analistë me vila 3 mln euro, makina 150 mijë euro dhe orë luksi, mos u besoni

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka përmendur një nga problematikat që penalizon reporterët në punën e tyre. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, Hoxha theksoi se kur shikon një reporter që drejton një automjet luksoz që tejkalon të ardhurat e tij, atëherë ai nuk mund të konsiderohet më një gazetar. Të njëjtën gjë shtoi dhe për drejtorët.

Sipas gazetarit Hoxha, nëse një drejtues i një medieje apo një efektiv policie jeton në vilë luksoze dhe mban në dorë ora të markave të shtrenjta, tregon se ai është rreshtuar në krahun e tyre që duhet të luftojë. Hoxha tha gjithashtu se edhe publiku e bën dallimin mes një reporteri me katër xhaketa në total dhe një analisti që bie në sy nga kostumi i kashmirit.

“Një pjesë e mirë e elementëve që na penalizojnë ne në punën tonë varet ekskluzivisht nga karakteri i reporterit, nga pasioni që ka për punën…Nëse takon në rrugë reporterë që dalin me Range Rover, ai nuk është më pastaj reporter. Pra nëse ti takon një drejtor televizioni që të vjen me makinë 150 mijë euro. Më fal..por unë kam qenë me atë dikur me golf sintetik. Dhe kur ti papritmas shikon që ai është me një vilë që bën 3 mln euro në një vend dhe ka një vilë tjetër në plazh që bën 1.5 mln euro, atëherë më fal por këtu ndryshon krejt historia, nuk ndodh kjo. Në botë kjo ndodh në këto vendet gjysmë-demokraci, ne duhet t’i ndajmë gjërat. T’ia bëjmë të qartë publikut.

Publiku besoj i dallon se kur sheh një gazetar atje, ose një reporter që del në televizion dhe ka nja 4 xhaketa, duhet ta dijë se është më afër të vërtetës sesi ai analisti që del me kostumin prej kashmiri dhe ai që ka orën nja 30 mijë euro. Edhe ai polici, nëse e sheh me makinë private Range Rover ose me orë të shtrenjtë, ai anon tek ata që duhet të luftojë sesa ata që duhet të mbrojë”, deklaroi gazetari Artan Hoxha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA publikon video të veprimeve “joprofesionale” të avionëve rusë ndaj dronëve amerikanë

Story i radhës

Deklarata për të Zhdukurit, Qerkini: Kanë qenë fjalë në “hava”

Të fundit nga