Trondisin britanikët: Vajza e “Rasputinit të ri” u vra nga FSB, shërbimet sekrete po kërkojnë “kokën” e Putinit

min lexim

Mediat britanike raportojnë se pas sulmit me bombë që vrau vajzën e ideologut të Putinit, Aleksandër Dugin fshihen pikërisht agjentët e shërbimit sekret rus, FSB. Ka dyshime të forta se rrethi i ngushtë i Putinit është duke kundërshtuar politikat e tij në Ukrainë duke bërë që fillimisht t’i “marrin krahët” përmes ekzekutimit të vajzës së personit të rendësishëm për të, siç është Aleksandër Dugin, i njohur ndryshe dhe si “Rasputini i Putinit”, një paralelizëm me periudhën carit të fundit Nikola.

Frustrimi dhe zemërimi po shtohen për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa një nga ish-komandantët e Putinit që madje e quajti presidentin një “klloun”, i cili është vënë poshtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton abcnews.al.

Rusia ka pohuar me tërbim se Dugin kishte marrë kërcënime me vdekje nga ‘nacionalistët ukrainas’ përpara se Darya të copëtohej në një sulm që besohet se kishte objektiv babain e saj ultranacionalist.

Por disa ekspertë kanë sugjeruar se ishte agjencia e spiunazhit FSB që qëndronte pas sulmit.

Historiani Yuri Felshtinsky, autor i librit “Bloëing up Ukraine”, tha: “Shpërthimi i makinës së fashistit të famshëm rus dhe ideologut të regjimit të Putinit, Aleksandër Dugin, u organizua, me sa duket, nga shërbimet ruse të sigurisë”.

Ai shtoi: “Në raportet e fundit ruse, bomba ishte ngjitur në makinën e Dugin brenda kompleksit të tij të ruajtur. Ukraina fokusohet në objektiva ushtarake, ndryshe nga Rusia, dhe nuk ka asnjë përfitim të dukshëm në sulmin e një prej kukullave mediatike të Putinit apo të shpërndajë nëpër federatën ruse agjentët e saj për veprimtari që nuk kanë lidhje me çlirimin e ukrainës”.

Ish-deputeti rus Ilya Ponomarev pohoi gjithashtu se shpërthimi ishte vepër e një grupi të panjohur rus, Partisë Republikane Kombëtare. Ekzistenca e grupit nuk mund të verifikohet nga burime alternative.

Ai tha në TV rus: “Një ngjarje e rëndësishme ndodhi pranë Moskës mbrëmë. Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. Kjo nuk do të jetë e fundit”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja shqyrton mundësinë e trajnimit të forcave ukrainase

Story i radhës

​Hemodializa në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është zgjeruar

Të fundit nga