Triumfon norvegjezi

Kërcyesi i skive, norvegjezi Halvor Egner Granerud, është fituesi i turneut të 71-të të Vitit të Ri “Katër Kërcimet”, pasi triumfoi në ndalesën e fundit në Bischofshofen të Austrisë.

Granerud arriti fitoren e tretë në rrethin e Vitit të Ri dhe në klasifikimin e përgjithshëm festoi me gjithsej 1191.2 pikë.
Vendin e dytë në renditjen e turit e zuri polaki David Kubacki me 1158,2 pikë, ndërsa në vendin e tretë slloveni Anzhe Lanishek me 1129 pikë.

Granerud i solli kështu fitoren e parë Norvegjisë në turneun e Vitit të Ri pas vitit 2007, kur Anders Jakobsen triumfoi.

Në Bischofshofen, Granerud regjistroi fitoren e 17-të në Kupën e Botës me kërcime 139.5 dhe 143.5 metra.

Lanishek zuri vendin e dytë në garën e sotme (140.5 dhe 139 metra), kurse Kubacki përfundoi i treti (135.5 dhe 140 metra) Kupa e Botës vazhdon më 15 janar në Zakopane të Polonisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të flesh ngrohtë, pa ndezur kondicionerin dhe pa harxhuar para?

Story i radhës

Ja nga sa do rritet paga në 1.346 institucione, prezantohet propozim ligji

Të fundit nga