Triumf me përmbysje, Atalanta thyen Salernitanën

Atalanta triumfoi 1-2 me përmbysje ndaj Salernitanës, në sfidën e Serie A. Vendasit nga Salerno befasuan bergamaskët, pasi realizuan të parët. Tchaouna  ndëshkoi portierin Marco Carnesecchi në minutën e 18-të, pas një asisti të Vignato.

Në pjesën e dytë, ekipi i Gasperinit përmbysi llogaritë. Scamacca vendosi ekuilibrat, ndërsa holandezi Koopmeiners dërgoi shifrat në 1-2.

Lojtari i Kombëtares, Berat Gjimshiti e nisi nga stoli këtë takimin, me teknikun që preferoi ta  aktivizonte vetëm në fund.  

Me këtë rezultat, Atalanta shkon në kuotën e 60 pikëve, në vendin e pestë.

Story i mëparshëm

Reagon Fjolla Morina pas lajmeve për ribashkim me ish bashkëshortin

Story i radhës

Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Të fundit nga