Tritoli te shtëpia e Armand Dukës, Policia e Durrësit jep detajet e para

Policia e Durrësit ka bërë reagimin e parë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Durrësit. 

Në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka u vendos një sasi tritoli. 

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në një distancë të konsiderueshme. 

Policia thotë se lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës. 

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VOA/ Shpërthim në portën e jashtme të banesës së presidentit të FSHF-së Duka

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 25 janar

Të fundit nga