Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, reagon Begaj: Dënoj me forcë aktet e dhunës, para drejtësisë autorët!

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendosjes së tritolit në makinën e kreu të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Presidenti thotë se dënon me forcë aktet e dhunës, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përgjegjës para drejtësisë.

“Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës.

Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet kreu i shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një delegacion nga Kuvendi i Kosovës vizitë në Shqipëri

Story i radhës

Reagon ashpër vëllai i Besim Dajakut: Për kurgju mos me i fut n’burg ata, duhet me i fut për operacionin Shigjeta!

Të fundit nga