I është vendosur tritol banesës së një efektivi të policisë në Shkodër. Bëhet fjalë për efektivin Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina.
Autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr. Mesohet se si pasojë e ngjarjes ka vetem deme materiale. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur per shkak të detyrës. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.